10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Për të krijuar një lidhje afatgjatë duhet të keni parasysh këto 3 rregulla…

- Advertisement -

Cilat janë këshillat për të pasur një lidhje të shëndoshë dhe afatgjatë duke i shmangur problemet dhe diskutimet e zakonshme? Përderisa muajt e parë në një lidhje mund të jenë ata më të mirët, një lidhje e suksesshme afatgjatë përfshin një përpjekje dhe mundim të përhershëm, nga të dy partnerët ndërtimi i një lidhje të shëndetshme në raportin tuaj mund të krijojë një bazë të mirë për diçka afatgjatë.

Në fillim të lidhjes tuaj:

Respektojeni: Të ndërtoni një bazë të respektit dhe mirënjohjes. Fokusohuni në të gjitha gjërat e mira që partneri juaj i thotë dhe bën. Çiftet më të lumtura i shfrytëzojnë edhe rastet më të vogla për t’i thënë “faleminderit” partnerit të tyre, në vend se të fokusohen te gabimet që ai i ka bërë.

Vini re çdo detaj: Duhet të vini re çdo detaj dhe interesat e njëri-tjetrit që të keni një listë të gjërave me të cilat mund të kënaqeni bashkë. Provoni gjëra të reja së bashku që t’i zgjeroni interesat e përbashkëta.

Kërkoni falje: Asnjëherë mos harroni të kërkoni falje nëse bëni gabime, apo lëndoni ndjenjat e partnerit tuaj. Duke thënë “më fal”, gjë që mund të jetë e vështirë në disa momente, ju do të kontribuoni në krijimin e një lidhje të shëndetshme. Partneri juaj do t’u besojë më shumë nëse e vëren se ju jeni në gatishmëri të merrni përgjegjësinë për fjalët dhe veprimet tuaja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit