“Muzika për mua është frymëmarrje, unë nëse nuk do të kisha kënduar edhe nuk do të kisha marrë pjesë në skenë, jam shumë e sigurt që nuk do të egzistoja“, kështu shprehet Fifi kur pyetet se çfarë është muzika për të.

Karriera e saj ka filluar që në moshën 14-vjeçare me pjesëmmarrje në kompeticione të shumta por jemi të bindur që të gjithë e kujtoni Fifin dhe pjesëmarrje e saj në “The Voice of Albania”.

Këngëtarja e njohur është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një video gjatë konkurrimit të saj në “The Voice”.

E përzgjedhur nga artisti i njohur Sidrit Bejleri, i cili e pranoi në skuadrën e tij, Fifi ka bërë një falenderim publik për të por njëkohësisht nuk ka harruar të përshëndesë të gjithë ata që nuk besuan të ajo që do të bëhej një yll.

Në videon e publikuar, Sidriti dëgjohet të thotë: “Të zgjodha se ti në radhë të parë e ke stofin për të qenë një yll, këtë e them me bindje. Një gjë po të them, kanë për t’u penduar që nuk të kanë zgjedhur, këtu do jemi”.

“Për të gjithë ata që nuk besuan sikurse edhe anëtarët e tjerë të jurisë së “The Voice” që unë nuk do bëhem kurrë. Unë jam Fifi”, shkruan këngëtarja e njohur bashkangjitur postimit të saj.

Ajo gjithashtu ka falenderuar Sidritin, duke shkruar: “Faleminderit profe”.

Kujtojmë që Fifi gjatë pjesëmarrjes së saj në “The Voice” ka arritur deri tek nata e betejave.