18.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Për ta mbrojtur Kurtin, Basha i VV-së nxjerr një krahasim krejtësisht të huqur me Rugovën

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka vendosur t’i hyjë arkivës për ta mbrojtur shefin e tij nga kritikat shkaku i masave ndëshkuese të BE-së. Ai e ka cituar presidentin Rugova në një kontekst politik krejtësisht tjetër.

Basha ka uruar 2 korrikun duke nxjerrë nga ‘sirtari’ një intervistë të Rugovës dhënë për Der Spiegel në vitin 2000.

Aty, gazeta e pyeste çka nëse bashkësia ndërkombëtare këmbëngulte në integrimin e Kosovës në Jugosllavi.

“Atëherë do të ketë një luftë të ardhshme. Ne, të gjithë, pra i gjithë populli kosovar, do të ngriteshim në barrikada.”

Pra, gazeta po i bënte atë pyetje presidentit Rugova muaj pasi Kosova ishte çliruar nga UÇK dhe NATO dhe pas vuajtjeve të shumta nën okupimin serb.

E këtë situatë, Basha e krahason me situatën aktuale ku Kosovës nuk po i kërkohet që të integrohet në Serbi por që të depërshkallëzojë situatën në veri përmes disa hapave që nuk lidhen kurrqysh me pretendimin për sovranitet.

Statusi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit