Kundërshtari më i ‘urryer’ është shkëputur në renditjen tabelare të La Ligas.
Për ta ngushtuar diferencën me Barcelonën në katër pikë, Real Madridi duhet me patjetër të triumfojë sonte si mysafir i Getafes.
Me triumfin e mbrëmshëm ndaj Mallorcas, katalunasit kanë shkuar në kuotën e 76 pikëve, kurse madrilenët qëndrojnë prapa me 69.
Shpresat e “mbretërve” për ta mbrojtur titullin kampion, po veniten xhiro pas xhiro në kampionatin elitar të Spanjës, duke qenë se “Blaugrana” nuk po gabon.
Triumfi eventual i kryeqytetasëve sonte, do t’i afronte ata në katër pikë me liderët, duke mbajtur gjallë shpresat t’i mposhtin ata në ndeshjen direkte, për ta hapur sërish luftën për garën më prestigjioze të Spanjës.
Ndeshja Getafe – Real Madrid fillon në orën 21:30.