6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës përmes Asociacionit, Serbia dorëzon edhe Radojçiqin, thotë Humolli

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka shprehur shqetësimin e tij se Beogradi zyrtar po përdor forma të ndryshme për të defunksionalizuar shtetin e Kosovës.

Në “FIVE” të Dukagjinit, Humolli theksoi se Serbia mund të dorëzojë Milan Radojçiqin, i akuzuar për terrorizëm – në sulmin e Banjskës gjatë 24 shatorit të viti të kaluar – në këmbim të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës.

Humolli theksoi se, përmes krijimit të Asociacionit, Serbia do të përpiqet të minojë funksionalitetin e shtetit kosovar.

“Në vend se me diskutu për dëmet që na i ka bërë shteti serb, sot diskutohet a po na e sjellin Radojçiqin me gjykyu apo jo. sa krimet i ka bërë Serbia, ne merremi Radojçiqin. Ka ka vrarë një polic, por ne duhet të kërkojmë krejt kriminelët e Serbisë që kanë bërë krime në Kosovë. Më i pru në Kosovë edhe mi dënu. Prej ’98-tës… këta kanë krimet dhe duhet t gjykohen. Tash shkojnë deri në Kombet e Bashkuara, e bënë një problem Serbia një problem që na me u marrë me të.

Tendenca e Serbisë është që është ne me u marrë me segmente edhe në fund Serbia të thotë, për shembull Serbia e ka dorëzuar edhe Millosheviqin në gjykatë. Nesër ta dorëzon Radojçiqin edhe të thotë ty bëjë Asociacionin që të mos funksionojë shteti i Kosovës. Asociacionin nuk e bën të mundshëm që shteti i Kosovës të funksionojë”, ka thënë Humolli në FIVE të Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit