-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Për shtatë muaj u morën 5 vendime ndaj gjyqtarëve dhe tre ndaj prokurorëve

- Advertisement -

Janë akterë të sistemit të drejtësisë.

Por edhe ndaj tyre, gjyqtarëve dhe prokurorëve merren masa.

Për shtatë muaj të këtij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë pesë vendime disiplinore ndaj pesë gjyqtarëve të gjykata themelore dhe asaj të Apelit.

“Një vendim, Vërejtje publike me shkrim dhe Zvogëlim i përkohshëm i pagës për 40% për katër muaj; (sqarim: Këshilli ka vendosur me një vendim në lidhje me dy raporte të ndryshme e të cilat kanë pas subjekt të hetimit të njëjtin gjyqtar);Tri vendime me Lirim nga përgjegjësia disiplinore; Një vendim me Vërejtje publike me shkrim”, thuhet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Masa disiplinore u morën edhe ndaj prokurorëve të shtetit, nga Këshilli Prokurorial.

Dy raste vijnë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një në Prizren.

“Ju njoftojmë se gjatë periudhës janar-korrik vitit 2023 janë të shqiptuar tri (3) masa disiplinore, si vijojnë: Vërejtje jo publike me shkrim; Vërejtje publike me shkrim; Ulje të pagës 30% për një vit”, thuhet nga Kwshilli Prokurorial.

Këto masa disiplinore janë shqiptuar për shkak të shkeljes së detyrave të prokurorëve të shtetit, megjithatë nuk specifikohet arsye konkrete.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit