Jessica Alba ka treguar se si vendosi për të ndjekur terapi për veten dhe dy vajzat e saj. Nëna e tre fëmijëve, 42 vjeç, ka qenë gjithmonë e hapur për kujdesin ndaj shëndetit mendor të familjes së saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Real Simple”, në të cilën është shfaqur edhe në kopertinë, aktorja dhe sipërmarrësja kujton se si e mori vendimin.
“Honor ishte ndoshta 11 vjeç dhe ne po debatonim gjatë gjithë kohës për gjëra të kota. Dhe unë thashë: “Unë nuk dua të jetoj kështu. Nuk është shaka,” ndan ajo.
“Unë nuk doja që ne të kishim një marrëdhënie të ngurtë mes nesh. Si nëna e saj, kur them diçka, ajo do ta marrë atë si një argument ose sikur unë përpiqem ta kontrolloj atë. Doja që të ishte dikush që mund t’i shpjegonte gjërat në një mënyrë që nuk munda”, vijon Alba.
“Ajo që i thashë Honorit ishte: “Unë dua të jem një prind më i mirë për ju dhe ky është forumi juaj për të folur në thelb për gjithçka që ju shqetëson nervat që bëj”.
Alba thotë se nuk kaloi shumë kohë derisa ajo dhe Honor filluan të shihnin sesi terapia mund të funksiononte për ato.
Aktorja tregoi se terpaia funksionoi dhe se vajza e saj kuptoi se ajo nuk ishte e keqe thjesht po përpiqej të luante rolin e prindit.