0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Për rastin e Klan Kosovës janë njoftuar 45 ambasadorë të Këshillit të Evropës (Video)

- Advertisement -

Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Isuf Halimi, ka thënë se pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit, është njoftuar kori diplomatik në Strasburg.

Halimi tha se për çështjen e Klan Kosovës janë njoftuat edhe përfaqësuesit e Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Ministrave për parandalimin e procedurës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Ne iu kemi dërguar email 45 shteteve anëtarë të Këshillit të Evropës, duke përjashtuar Rusinë dhe Serbinë. Pra, 45 ambasadorë të Këshillit të Evropës kanë marrë informata për Klan Kosovës”.

“Cdo shkelje e të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë të medieve, është shkelje e statutit të Këshillit të Evropës. Një anëtar i tillë, sic pretendon të jetë Kosova, nuk mund të merr një vendim të tillë. Absolutisht është shkelje dhe abuzim i shprehjes së lirë”, tha Halimi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Qeverisë së Kosovës nuk i intereson imazhi i Kosovës, qytetarëve, të drejtat e njeriut apo shprehja e mendimit të lirë, por sipas tij, Qeveria e Kosovës po punon “paushall” dhe mundohet të arrijë qëllimet e veta, teksa shtoi se “kjo e dëmton imazhin e Kosovës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit