Nga Valon Syla
Është brengosëse kur e sheh partinë më të vjetër LDK’në që nuk është në perfirmancën ma të mirë zgjedhore këtë herë.
Përveç Istogut ku kandidati Ferrati dhe Peja me Kandidatin Muhaxheri, atje ku mund të kaloj pa balotazh, në komuna tjera po shihet se do tê kenë vështirësi serioze.
Gjilani, po çalon nga ndërrimi i gjeneratave me njê kandidat të cilit i mjaftoi një fore e lodhtë prej folliranti të Alban Hysenit atje, me çite prej sistemi me shampon të duarve. Për aty arritje do të ishte një balotazh i mundshëm që edhe mund ta rikthente bashkë me partite opozitare atje.
Në Mitrovicë, në Gjakovë e në Ferizaj janë të padukshëm me përqindje 1 shifrore… me mundësi minimale edhe për ringjallje.
Në Viti me degë të shpartalluar dhe autokraci të kryetarit kandidat Sokol Haliti, balotazhi e pret me gjasat ma të mëdha, por edhe kjo mund të jetë fund i një qeverisje të gjatë të LDK atje nga befasitë që e presin.
Në Lipjan sekretari i LDK dhe pushtetari 12 vjeçar Imri Ahmeti, duket i lodhur dhe i konzumuar me betejë të re në balotazh me që lehtë mund ti rrotullohet gjithçka.
Në Vushtrri të ndarë në dysh LDK pret të gjej partnerë për pushtet lokal sepse fitoren ja kanë larguar dhe as vet nuk e presin më.
Në Podujeve, doktori i LDK atje Elrem Hyseni ka gjasa të mos mbetet as në balotazh pasi që Bulliqi nga VV lehtë mund të kapercej garën me të parën.
Dhe të gjitha energjitë i kanë koncentruar në Prishtinë. Me një kandidat i cili me 21% vota reale, u bë Kryetar me ndihmën e të gjjthë opozitës, shoqërisë civile dhe shoqatave zejtare, larg strukturave të LDK Përparim Rama, i cili këtë edhe nuk e fsheh dhe vet e deklaron se nuk është LDK.
I gjithë ky investim në një “mish të gjallë” i cili nuk kreu punë as për Prishtinën, me disa prej punëve edhe të dyshimta dhe me lëndë në prokurori… nuk kreu punë as për deget e LDK e as për ata që ja mundësuan fitoren, ata si shpërblim morrën arrogancën e tij me doza të mëdha follirancie.
Tash në Prishtinë luftohet për balotazh, dhe atë pikërisht kundër atyre që e bënë Kryetar herën e parë me PDK dhe kandidatin Uran Ismaili i cili duket qartë se tërheq vota jashtë trupit të partisë së tij… të cilët sot i kritikon më së shumti edhe Përparim Rama sepse i sheh si konkurrentë kryesor.
Balotazhi në Prishtinë mund të jetë i paqartë por një gjë është e qartë. Ai është fillimi i fundit i Abdixhikut.
Nëse fiton LDK në Prishtinë, Perparim Rama i hapet mundësia për Kryetar të Partisë qe me këtë sukses e përbysë Abdixhikun. Apo nëse humb nga balotazhi LDK në Prishtinë, përsëri Abdixhikut do ti kërkohet llogari dhe dorëheqje.
Pra është e qartë që atij po i vjen përballja përfundimtare me realitetin e sukseseve dhe deshtimeve. Për të mirë apo të keq Abdixhiku e ka arritur pikën kulminante të performancës dhe kjo tashmë po vendnumëron, pra eshtë kryesisht në një stagnim e që në disa komuna edhe po vyshket e venitet, që dikur i kishte bastione.
Rreziku nga performanca e dobët e LDK, e rritê vetëm Vetëvendosjen sepse një pjesë e votuesit të tyre mbetet në mezozonë. Sidomos ata që ikën nga LDK me renegadët dhe tradhëtarët e partisë më të vjetër, ish miqt e Abdixhikut, si Vjosa Osmani dhe të tjerë oportunista e llaskuca si Peci, Bulliqi e tjerë.
Paçit fat në këto zgjedhje.
#albanologji #ldk