8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Për një muaj: Asamblistja e Prishtinës kalon nga VV-ja në PDK, kthehet sërish në VV

- Advertisement -

Një këshilltare komunale në Kuvendin e Prishtinës (që aktualisht nuk dihet se cilin subjekt politik po e përfaqëson), Berna Saraçi i ka habitur të gjithë.

Ajo deri para dy javësh përfaqësonte Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, por, nëpërmjet një fotografie të postuar nga eksponentë të PDK-së në Facebook, u bë e ditur se ajo ndërroi tabor.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu pati bërë të ditur se Saraçi kishte kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet”, kishte shkruar Sahatçiu.

Por, Saraçi duket t’i ketë rënë pishman. Ajo sonte është parë së bashku me dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje të kenë vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Asamblisti Gëzim Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me Saraçin dhe me asamblistin tjetër, asistentin e kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri kanë qenë së bashku te kryeministri.

Kjo fotografi ngjall dyshime: Në cilin subjekt politik është aktualisht Saraçi?!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit