13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Për një javë u dhanë mbi 5 mijë vaksina kundër gripit sezonal në Prishtinë

- Advertisement -

Rendi i qytetarëve të cilët presin për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, është reduktuar shumë.

Kjo për shkak se nga ky vit, vaksinimi mund të bëhet edhe në qendra tjera.

Bujar Gashi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka thënë për “Ju Flet Prishtina” se këtë vit vaksinat kanë ardhur në kohën e duhur.

“Këtë vit u bo vaksinimi afër lagjeve të tyre, tani i kemi në 13 institucione dhe është mirëpritur nga qytetarët sepse tashmë mund t’i marrin në lagjet e tyre”, ka thënë Gashi.

Për marrjen e kësaj kure prishtinasit shfaqën interesim të madh që nga ditët e para, derisa janë planifikuar të jepen 11 mijë vaksina.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë tha më tej se për 7 ditë janë administruar 5700 vaksina.

“Ne planifikojmë 11 mijë vaksina, por mundësia me u furnziu edhe më shumë e kemi derën hapur në Institut. Tash jemi në ditën e 8 dhe për shtat ditë janë dhënë 5700 vaksina dhe kemi një përgjigje të mirë të qytetarëve të kryeqytetit”, u shpreh ai.

Këtë lloj të vaksinës, përveç moshave të shtyra, mund të marrin edhe ata të cilët kanë imunitet më të dobët, por me rekomandimin e mjekut.

Naim Sveçla, specialist i mjekësisë familjare, ka thënë për JFP se vaksina është e domosdoshme, sidomos për grupmoshat e shtyra, mbi 60 vjeç, dhe ata me probleme kronike si tensioni, çrregullime me metabolizëm, veshkë e mushkri.

Sipas mjekëve, gjasat që këta qytetarë të preken nga gripet sezonale pas vaksinimit janë të vogla.

“Kjo qëndron se nëse këta pacientë e marrin këtë vaksinë të gripit, e kalojnë atë më lehtë pothuajse nuk vërejnë simptoma dhe mbi 90% nuk sëmuren nga gripi sezonal”, tha më tej Sveçla, raporton Klan Kosova.

Shefqet Bytyqi thotë se pas marrjes së kësaj kure nuk ka ndonjë problem shëndetësor gjatë stinës së dimrit sa i përket gripave sezonale.

Sipas mjekëve, vaksinimi më së miri është të bëhet brenda muajit nëntor deri në gjysmën e dhjetorit para ndryshimit të temperaturave të motit dhe shfaqjes së viruseve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit