8.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Për një javë në Kosovë u arrestuan dy të kërkuar nga Interpoli

- Advertisement -

olicia e Kosovës gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Policia, bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës dhe një shtetas të Gjermanisë.

P.J. i lindur më 1986 është i arrestuari kosovar. Ai kërkohej nga një shtet evropian, përmes Interpolit, ka thënë Policia.

Ndërkaq i arrestuari i dytë është shtetasi gjerman me inicialet D.S., i lindur më 1992.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla, ka thënë Policia.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit