13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Për lumturi nevojiten vetëm 15 minuta në ditë

- Advertisement -

Kush është njeriu më i lumtur në botë? Nëse këtë pyetje e bëni në Google, emri Matthieu Ricard do të jetë përgjigja.

Matthieu Ricard, 69 vjeçar, është murg nga Franca që njihet si njeriu më i lumtur në botë.

Kjo për shkak se ai kishte marrë pjesë në një studim 12-vjeçar të trurit për meditim.

Shkencëtarët ia kishin lidhur Ricardit 256 sensorë në kokë dhe kishin zbuluar se kur Ricardi meditonte, mendja e tij ishte e ndritshme në mënyrë të pazakonshme.

Ricard, i cili shpeshherë mediton për ditë të tëra pa u mërzitur fare, ka treguar këshillat e tij se si mund të bëheni më të lumtur.

Shpenzoni vetëm 15 minuta në ditë me mendime pozitive

Vetëm duke pasur mendime pozitive për 15 minuta në ditë, Ricard thotë se ju mund të bëheni tejet të lumtur.

Kur ne përjetojmë ndjenja të lumturisë dhe dashurisë, është e rrufeshme e pastaj diçka tjetër ndodh, kështu lëvizim në mendimin tjetër.

Në vend të kësaj, ai sugjeron të mos e lini mendjen të shpërqendrohet, por përqendrohuni në emocione pozitive për 15 minuta pa u ndalur.

Nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë, pas vetëm dy jave ju do t’i vëreni rezultatet pozitive në mendje.

Vlen të ceket se kjo është dëshmuar edhe nga neuroshkencëtarët, ku disa prej tyre madje kanë sugjeruar se vetëm 20 minuta meditim në ditë mund t’i bëjë njerëzit më të lumtur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit