Home Rozë Për librin e ri të Britney Spears, ish-bashkëshorti i saj Sam ka diçka për të thënë!

Për librin e ri të Britney Spears, ish-bashkëshorti i saj Sam ka diçka për të thënë!

0

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari së fundmi ka reaguar ndaj komentit të saj për të në librin e kujtimet të saj “Women In Me”. Rreth kësaj ai u shpreh se:

“Më bëri të lumtur, për të qenë i sinqertë. Unë jam shumë krenar për të dhe shpresoj që ajo të pushtojë botën”.

Këngëtarja e njohur e përfundoi librin e saj të kujtimeve përpara se Asghari të bëte të ditur kërkesën për divorc nga ajo në gusht pas 14 muajsh martesë.

Burimet i thanë më parë Page Six se artistja “u dha sinjalin e fundit” botuesve dy javë para se ajo dhe  aktori të ndaheshin. Prandaj, Spears bëri vetëm komplimenta për Asghari, duke e quajtur një “dhuratë nga Zoti”.

“Unë e vlerësoj se sa i qëndrueshëm është. Më pëlqen që ai as nuk pi”, shkroi artistja. Ajo kujtoi kur u takuan në tetor 2016 në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party” dhe ra në dashuri menjëherë.

“E dija që e doja në jetën time”, shtoi Spears.

“Kimia mes nesh në fillim ishte e çmendur. Ne nuk mund t’i mbanim duart larg njëri-tjetrit”.

Ish-çifti ishin të lidhur për gati gjashtë vjet përpara se të martoheshinnë qershor 2022. Megjithatë, ata u ndanë verën e kaluar mes akuzave që Britney kishte tradhtuar Sam.

Exit mobile version