Futbollisti legjendar gjerman dhe ish-kampioni i botës për vitin 2014, Philipp Lahm, është drejtori i Euro 2024, që do të luhet në Gjermani këtë verë.
Lahm u pyet se kë e sheh si favorit për të fituar kampionatin evropian dhe ish-mbrojtësi i Bayern Munichut nuk kishte asnjë dyshim.
“Kjo është Franca. Ata kanë një ekip tepër të gjerë me plot talentë. Do të jetë sfida më e vështirë për ta të tregojnë fuqinë e tyre gjatë gjithë turneut”, deklaroi Lahm për Xinhua, duke shtuar se suksesi i Marokut në Kupën e Botës në Katar është dëshmi se puna ekipore është gjëja më e rëndësishme për rezultatin.