Marka “SKIMS” e Kim Kardashian ka marrë vëmendjen e të gjithëve me reklamat e saj së fundmi. Marka e veshjeve ka publikuar një foto retro dimërore në botën e çudirave. Pamja e revistës vintage të kujton reklamat klasike të “Lange Ski” si në stil ashtu edhe në përmbajtje.
Në foton e parë, Kim është në një kopertinë reviste me një paruke bionde dhe pizhame mëndafshi ngjyrë gri por ‘topless’ dhe vetëm një palë patina të varura në qafë për të mbuluar gjoksin e saj.
Në fakt, Kim shfaqet në të tre kopertinat e revistave. Në kopertinën e dytë, ylli i “The Kardashians” ka veshur një pulovër të bardhë me mëngë të shkurtra me një shall të bardhë të mbështjellë rreth qafës dhe që fluturon pas saj. Ajo e kombinoi shallin me çizme të bardha teksa ishte ulur në një makinë garash të vogël të kuqe për fëmijë.
Në kopertinën e tretë, nëna e katër fëmijëve është e veshur me trupore të kuqe dhe çizme skish të kuqe. Kim gjithashtu ndau një pamje nga prapaskenat e linjës së saj të festave të “SKIMS” në video të postuara në rrjetin social Instagram.