Kastrati në një prononcim për GazetaBlic thekson se, pavarësisht asaj, mos-koordinimi me aletatët do të thotë se përfundojmë me sanksione.
“Vendimet për dinarin (sikur edhe për targat) janë vendime të duhura, por kur ato nuk koordinohem me aleatët si SHBA e BE e kemi pa si përfundojmë- me SANKSIONE. Pra, sjelljet e Kurtit i paguan sot Kosova me sanksione nga shtetet të cilat i kanë dhënë bukë diasporës së Kosovës. Kemi Sanksione nga shtetet aleate që për me çliru Kosovën e kanë bombardu Beogradin e Novi Sadin”, tha Kastrati.
Pas “shuplakës” së fundit nga BE e SHBA-të, Kastrati fajëson Kurtin duke thënë se po aplikon gjuhë mosduruese e armiqësore me ta.
“Sikur me targat, pa koordinim me aleatët tani edhe me dinarin goditen marrëdhëniet e Kosovës me aleatët si SHBA- ja. Pa SHBA ne nuk kemi shanca në diplomaci ndërkombëtare dhe pa ta nuk kemi shanca të mbrohemi nga armiqët e Kosovës ushtarakisht. SHBA prapë na qortoj dhe tha se po ua vështirësojmë atyre mënyrat se si ata lobojnë për të na ndihmuar. Kjo është e tmerrshme”, tha Kastrati.
“Kurti në konsistencë po aplikon gjuhë mosduruese e armiqësore me SHBA. Kështu don Serbia e Rusia që ne të mbetemi në armiqësi e sanksione nga SHBA e BE”, shtoi ai.
Tutje, Kastrati thotë se kryeministri Kurti nuk është duke punuar për Kosovën, por sipas tij po luan me shtetin tonë.
“Me këto politika nuk duhet të befasohemi nëse i shohim trupat e NATO-s duke dal nga Gryka e Kaçanikut ashtu siç hynë në 1999”, tha ai.
“Në këtë situatë dy pyetje duhet të shtrohen :
Për kënd po punon Albin Kurti ? Asesi për Kosovën sepse çarja e marrëdhënieve me SHBA e BE dhe sanksionet i konvenojnë vetëm Serbisë e Rusisë.
A po e prodhon Kurti edhe një krizë të re qëllimisht që me përdor si temë (si viktimë) në zgjedhje pasi që për zhvillim ekonomik as që ka me fol sepse gjatë këtij mandati e ka katandisur popullin në fukarallëk dhe ka mbyll cdo perspektive zhvillimore ekonomike?
Cilado nga këto dy opcione ( sepse opcion i tretë këtu nuk shihet) rezultat ka vetëm rrënimin e shtetësisë së Kosovës me qëllim të ruajtjes së pushtetit të Kurtit. KJO ËSHTË ÇMENDURI. Po luhet me shtetin e Kosovës.
Kushdo që e lidh fatin politik të Kurtit me fatin e Kosovës tani e tutje gabon rëndë. NATO nuk lufton më për ne dhe nuk pritet që në vija të frontit ta shihni Besnik Bislimin, Albulena Haxhiun, Mimoza Kusarin e Donika Gërvallën.
Me këto politika nuk duhet të befasohemi nëse i shohim trupat e NATO-s duke dal nga Gryka e Kaçanikut ashtu siç hynë në 1999.
Këmbanat e alarmit po bien. Albin Kurti po luhet me historinë e ardhmërinë tonë”, përfundon Kastrati.