7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Për kë po aludon Lirim Mehmetaj, kur po thotë “thjeshtra e Arkanit”?

- Advertisement -

Pasi publikoi fakte rreth “doktoraturës” së Nexhmedin Spahiut, gazetari Lirim Mehmetaj ka dalë me një postim tjetër, të cilin e nis me fjalët “Thjeshtren e Arkanit e shtina me hongër bar”.

Për kë e ka fjalën Mehmetaj? Ai thotë se një person që ka organizatë për monitorimin e profesorëve dhe punës së tyre shkencore ka filluar të tregojë se si nuk ka rëndësi doktoratura për të qenë profesor”.

“Duhet me qene krejtesisht ahmak me mbrojt dicka qe e rrezon krejt ate per cka ke qendru publikisht. O te padijeshem e analfabete, Nexhmedin Spahiun nuk eshte ka e kritikon kush pse nuk ka doktorature, po pse ka rrejte qe ka.” – ka thënë ai tutje.

Mehmetaj ka përmendur edhe Kurtin, duke thënë se edhe ai ka vetëm shkollim bazik, por sipas tij, Spahiu “ka mashtruar publikisht”, me argumentin se ka doktoraturë.

“Une thjesht tregova qe s’ka shkollim cfare e ka proklamu, s’ka doktorature te botume nga asnje universitet, e ushtron funksionin e profesorit ilegalisht, ka be falsifikim te logos se universitetit per perfitim personal dhe ka mashtru me citime. Po kjo nuk eshte e tera, sepse ka edhe probleme te tjera qe kane implikime ligjore. Mos harroni, dokumenti nga zyra per nostrifikimin e diplomave ende s’ka dale.” – është shprehur gazetari Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit