6.1 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Për kë e ka Kurti fjalën dhe a do t’ua kërkojë më votën deputetëve të pakicave joserbe tek të cilët po ndërhyn Serbia?

- Advertisement -

Kryeministri në largim Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës po thonë se Serbia po përpiqet ta sabotojë formimin e institucioneve të Kosovës duke i joshur, kërcënuar dhe shantazhuar deputetët nga radhët e pakicave.

Kurti të mërkurën u takua me zëvendësen e tij në detyrë dhe kryetaren e Partisë së Re Demokratike boshnjake, Emilija Rexhepin, e cila, siç tha Zyra e Kryeministrit, “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit” me LVV-në.

Po atë ditë, takimet i vijoi duke e pritur në zyrën e tij në qeveri edhe ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiqin. Edhe ai, sipas ZKM-së, “e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm”.

Më pas u takua edhe me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë egjiptiane Iniciativa e Re Demokratike e Kosovë, Elbert Krasniqin.

Me këta të tre, tha se do ta vijonte partneritetin “edhe në katërvjeçarin e ardhshëm”.

Edhe ditën pasuese Kurti i vijoi diskutimet me deputetë të zgjedhur, përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak, egjiptian, turk, rom, ashkali e goran. U takua me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rural, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën, kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berishën, kryetaren e partisë boshnjake Unioni Socialdemokrat, Duda Baljen, kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinollin, kryetarin e Koalicionit Vakat, Rasim Demirin, kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, kryetarin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifin e deputetin e zgjedhur nga ky subjekt, Artan Asllanin.

Pas takimeve me ta, Kurti shkroi në Facebook se “përgjegjësia na takon neve” për formimin e qeverisë, ndërsa përmendi përfshirjen, pjesëmarrjen, angazhimin e kontributin thelbësor të komuniteteve joshumicë. Diskutimet me ta, i përshkroi si të hapura”.

Por, të dielën pas disa arrestimeve të katër oficerëve serbë që në Kosovë ishin si “pelegrinë”, Kurti tha se  Serbia po i vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve.

Fillimisht, për këtë pati një njoftim nga Qeveria e Kosovës, në faqen e saj në facebook.

“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”, u tha aty.

“Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxis tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”, vazhdoi më tej komunikata në faqen e Qeverisë.

Kurti, pak më vonë, të dielën i bëri jehonë të njëjtës çështje.

“Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe. Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këtë, dhe kjo ishte njëra ndër çështjet që shqyrtuam në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, shkroi Kurti.

Sido që të jetë, Kurti nuk ka zbuluar asgjë nga përmbajtja dhe e as nuk ka treguar nëse do të t’i ftojë ata/ato deputetë të pakicave jo serbe në bisedime për formimin e institucioneve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit