Ukraina ka marrë për herë të parë një ngarkesë me gaz natyror të lëngshëm të SHBA-së, ka njoftuar shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.
“Kjo është më shumë se thjesht një dërgesë – është një hap strategjik”, tha Yermak, shkruan skynews.
“Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar sistemin tonë energjetik gjatë luftës, ne kemi arritur një fitore tjetër në frontin e energjisë”, shtoi ai.