-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Për herë të parë një shqiptar zgjedhet nënkryetar i Graçanicës

- Advertisement -

Për herë të parë nënkryetar i Komunës së Graçanicës, është zgjedhur një shqiptar.

Leutrim Ajeti, i cili është zgjedhur asamblist nga “Aleanca Shqiptare”, ka marrë besimin për të qenë nënkryetar për komunitete i Komunës së Graçanicës.

Ajeti përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe përkrahjen.

Tutje ai ka shkruar se do të përfaqësoj denjësisht besimin e qytetarëve në këtë komunë, pa dallim.

“Me propozim të Kryetares së Komunës znj. Liljana Shubariq, Kuvendi Komunal i Graçanicës sot më emëroi nënkryetar të Komunës për Komunitete. Së pari falënderoj të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e fundit besuan në mua, e më pas edhe kryetaren e Komunës dhe Kuvendit Komunal në Graçanicë. Do të jem zëri i çdo qytetari të Komunës së Graçanicës, pa dallim etnie, feje e gjinie dhe me përgjegjësi të lartë do t’i kryej obligimet e mia me të cilat u ngarkova sot” shkruan Ajeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit