Home Rozë Për herë të parë në 103 vjet një vajzë me flokë të shkurtër fiton Miss Francën

Për herë të parë në 103 vjet një vajzë me flokë të shkurtër fiton Miss Francën

0
Për herë të parë në 103 vjet një vajzë me flokë të shkurtër fiton Miss Francën
Newly elected Miss France 2024, Miss Nord-Pas-de-Calais Eve Gilles (L), reacts on stage after winning the title during the Miss France 2024 beauty pageant in Dijon, central-eastern France, on December 16, 2023. (Photo by ARNAUD FINISTRE / AFP)

20-vjeçarja Eve Gilles nga Nord-Pas-de-Calais u kurorëzua fituesja konkursit francez të bukurisë para 7.5 milionë shikuesve televizivë. Ajo u cilësua si Miss-i i parë me flokë të shkurtër që fiton kurorën në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë.

Por gjyqtarët e konkursit të bukurisë Miss France u kritikuan për zgjedhjen e një vajze me flokë të shkurtër, ndërsa të gjithë fitueset e mëparshme kishin flokë të gjatë dhe me shkëlqim.

“Ne jemi mësuar të shohim miss-e të bukura me flokë të gjatë, por unë shkova për një pamje androgjene me flokë të shkurtër,” tha e kurorëzuara, duke e quajtur fitoren e saj një fitore për “diversitetin”. “Askush nuk duhet të diktojë se kush jeni”, duke shtuar se çdo “grua është e ndryshme, ne të gjithë jemi unikë”.

Fituesi i konkursit zgjidhet me votim publik dhe një juri. Ndërsa fituesja 20-vjeçare doli e treta në votimin e publikut, paneli i gjyqtarëve e shtyu atë në vendin e parë.

Exit mobile version