3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Për herë të parë mjekët në Kosovë kryejnë një operacion ku vena e thellë e këmbës përdorët si arterie e barkut

- Advertisement -

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se për herë të parë në Kosovë, është kryer operacioni, kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Intervenimi kirurgjik ka zgjatur më shumë se 5 orë, te një pacient i moshës së shtyrë.

“Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit të Klinikës së Anesteziologjisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është njoftuar se pacienti kishte tri vatra të infeksionit përreth enëve artificiale të gjakut.

“Pacienti N.D, 73 vjeç, kishte dhembje, temperaturë dhe tri koleksione të qelbit: e para në pjesën e poshtme të barkut, e dyta në kofshë lartë dhe e treta në pjesën e poshtme të kofshës, të cilat ishin para plasjes, që pastaj mund të shkaktonin një shkallë vdekshmërie shumë të lartë dhe humbjen e këmbës deri në 90%”.

Duke qenë të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik të madh, ekipa mjekësore vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

ShSKUK thotë se për ta shpëtuar jetën e pacientit, mjekët i kanë larguar vatrat infektive bashkë me protezat vaskulare të infektuara, pas që siç thuhet në njoftim ishte hera e katërt që i njëjti pacient operohej në regjionin inguinal (gilca) të djathtë.

Për ta shpëtuar këmbën e djathtë të pacientit, ekipi mjekësor morën venën sipërfaqësore (VSM) nga këmba e majtë dhe realizuan bypasin (urëzimin) nga segmenti i fundit të basit të mësipërm deri tek gjuri i këmbës së djathtë.

Sipas njoftimit thuhet se më parë rastet e tilla kanë shkuar për mjekim jashtë vendit.

“Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 15 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi, në gjendje shumë të mirë shëndetësore”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit