16.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Për herë të parë, Kosova në Lojërat Botërore – Albion Ymeri siguron kualifikimin

- Advertisement -

Për herë të parë në histori, Kosova do të ketë përfaqësues në Lojërat Botërore, që mbahen nga 7 deri më 17 gusht 2025 në Chengdu të Kinës.

Triatlonisti Albion Ymeri ka siguruar kualifikimin falë renditjes së tij botërore në disiplinën e duatlonit, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë edicion do të garohet në 34 sporte, me pjesëmarrjen e rreth 5 mijë sportistëve nga 117 shtete.

“Lojërat Botërore zhvillohen çdo katër vjet dhe përfshijnë sporte joolimpike, duke promovuar disiplina që nuk janë pjesë e programit të Lojërave Olimpike”, thuhet në postimin e Komunitetit Olimpik të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit