6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Për herë të parë, falet namazi i taravive në Time Square në New York

- Advertisement -

Qindra mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin ‘Times’ të New Yorkut, gjatë të shtunës mbrëma për të kryer ritet fetare me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Mbi 15 mijë shujta janë shërbyer në këtë shesh, për të shënuar ditën e parë të Ramazanit.

“Për myslimanët, nuk ka të bëjë vetëm me agjërimin, por ne në fakt po e bëjmë këtë që të mund të bëhemi më të afërt dhe më kontestues me krijuesin tonë, zotin tonë, Allahun,” tha njëri nga organizatorët e tubimit.

Ai tutje shpjegoi se pjesë të Kuranit recitohen çdo ditë gjatë Ramazanit deri në përfundimin e tij.

“Ne jemi këtu për t’ua shpjeguar fenë tonë të gjithë atyre që nuk e dinë se çfarë është Islami,” tha ai. “Islami është fe e paqes”.

Kjo është hera e parë në histori që në këtë shesh të New Yorkut po organizohet falja e natës (Taravi) nga myslimanët.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit