Selena Gomez, në një intervistë për konferencën Twilio SIGNAL 2023, foli për sprovat me të cilat është përballur në jetë, duke përfshirë sëmundjen Lupus, problemet e shëndetit mendor dhe ndarjen me Justin Bieber.
Marrëdhënia Selena-Justin ka qenë një nga marrëdhëniet më të diskutuara. Ata ishin bashkë nga viti 2010 deri në vitin 2018, me disa ndarje në mes, por fansat e tyre ishin të investuar me ta në çdo moment.
Në vitin 2018, ata u ndanë dhe shumë shpejt, Justin nisi të dilte me modelen Hailey Bieber në më pak se dy muaj. Ai u fejua me të dhe u martuan në të njëjtin vit. Fansat mbetën të tronditur nga seria e ngjarjeve dhe Gomez kaloi një periudhë të vështirë.
Gjatë intervistës të dhënë së fundmi, Selena foli për ndarjen nga Justin dhe se si ajo dhimbje solli krijimin e këngës hit, “Lose You to Love Me”.
“Kur mu thye zemra, menjëherë shkrova muzikën time më të mirë dhe doja të isha aty për çdo grua apo burrë apo këdo që ka përjetuar të njëjtën gjë. Ndjeva se nuk mora një mbyllje të respektueshme për marrëdhënien dhe e kisha pranuar këtë, por e di se më duhej një mënyrë për të thënë disa gjëra që do të doja t’i kisha thënë. Nuk është një këngë urrejtjeje, është një këngë që thotë – Kisha diçka të bukur dhe nuk do ta mohoj kurrë që nuk ishte ashtu. Ishte shumë e vështirë dhe jam e lumtur që mbaroi. Ndjeva se kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të thënë thjesht që përfundoi dhe unë e kuptoj, dhe e respektoj, dhe tani po hyj në një kapitull krejtësisht tjetër”, u shpreh artistja.
Ajo theksoi se nuk dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës duke folur për këtë, por është vërtet krenare që ndihet më e fortë se kurrë.