11.8 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Për herë të 21-të, Kuvendi dështon të konstituohet

- Advertisement -

Për të 21-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke vazhduar kështu ngërçin institucional që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të fundit.

Seanca e thirrur për ditën e sotme përfundoi pa sukses, pasi nga opozita sërish nuk u pranua votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari si në rastet e mëparshme, konstatoi mungesën e kuorumit për formimin e komisionit zgjedhor dhe ndërpreu mbledhjen, duke caktuar për të martën përpjekjen e radhës.

Të ngjashme

Të fundit