8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Për fansat e “Twilight”, Taylor Lautner nuk do t’i thoshte ‘jo’ rikthimit si njeriu-ujk

- Advertisement -

Ka një lajm të mirë për fansat e sagës “Twilight” dhe sidomos ata që i përkasin skuadrës Jacob. Taylor Lautner, aktori i cili ka portretizuar njeriun-ujk më të adhuruar, nuk është aspak kundër idesë për të ‘ulërirë’ sërish drejt hënës.

Është një personazh i mirë që është i thjeshtë për t’u dashur, kështu që nuk do  t’i thoja kurrë jo”, tha Lautner për “E! News”. “Sepse është Jacob Black. Është një djalë i pëlqyeshëm”.

Por tashmë si një 30-vjeçar, 10 vite pas përfundimit të “Twilight”, Taylor e sheh personazhin të përfshirë në diçka tjetër. Herën e fundit që u shfaq në ekran, Jacob Black u lidh fort pas vajzës së Edward dhe Bella, Renesmee.

Fund i lumtur me Renesmee sepse aty e lashë. Dhe po, ai është një tip shumë besnik”, tha ylli,  i cili mendon se Jacob është thjesht “i lumtur diku” në të tashmen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit