1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Për dy vite, opozita dërgoi gjashtë ligje në Gjykatën Kushtetuese

- Advertisement -

Në dy vite, opozita dërgoi gjashtë ligje në Gjykatën Kushtetuese për të marrë vlerësim edhe nga instanca më e lartë e shtetit.

Për një prej tyre u mor përgjigje, ndërsa të tjerat Kushtetuesja thotë se i ka në shqyrtim.

“Deri më tani Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesat KO100/22 dhe KO101/22, të cilat janë trajtuar si kërkesa të bashkuara, dhe ka nxjerr Aktgjykimin. Ndërsa, kërkesat tjera janë ende duke u shqyrtuar nga Gjykata”, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.

Ligjin që e ktheu si të pavlefshëm ishte ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kjo pasi sipas vendimit të Kushtetueses, bie ndesh me nenet e saj për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.

Megjithatë, këto nisma të opozitës, i kishte kritikuar kryeministri Kurti duke i quajtur si tentime për t’i penguar reformat.

Por, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda, thotë se nuk do të heqin dorë nga kjo praktikë.

E më shumë bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës për të gjitha ligjet që shkojnë në Kuvend, po kërkon avokati Yll Zekaj.

Ligjet e kontestuara janë Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligji për Zyrtarët Publik, Ligji për Këshillin Prokurorial e Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit