Kryetari i Mitrovicsë, Bedri Hamza, ka takuar Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.
Hamza ka thënë se ka pasur një bashkëbisedim “për raportet dhe miqësinë ndërshtetërore Kosovë- Francë, për shqetësimet e gjithë qytetarëve të vendit tonë.”
Më tej, ai ka pasur një mesazh edhe për Qeverinë Kurti e cila kritikohet për prishje të raporteve me ndërkombëtarët.
“Kosovës i duhet bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me partnerët e saj, që me hapa të sigurt ta vazhdojë rrugëtimin evropian!” – ka shkruar ai.
Një ditë më parë, Hamza ka takuar pesë ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Statusi:
Një bashkëbisedim i frytshëm me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, për raportet dhe miqësinë ndërshtetërore Kosovë- Francë, për shqetësimet e gjithë qytetarëve të vendit tonë. Kosova është e bekuar me aleatët e saj, të cilët përherë na qëndruan afër dhe na mbështetën.
Ne do t’i rishikojmë në të ardhmen të gjitha mundësitë që kemi për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, në shumë projekte ekonomike dhe kulturore.
Ambasadorit Olivier Guerot i kërkova mbështetje diplomatike dhe politike edhe për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kosovës i duhet bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me partnerët e saj, që me hapa të sigurt ta vazhdojë rrugëtimin evropian!