Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Drenasit, kryetari i saj, Ramiz Lladrovci, ka planifikuar të japë mirënjohje për të gjitha familjet e dëshmorëve.
Deklarata e z. Lladrovci në rrjetin social:
Të nderuara familje të dëshmorëve të komunës së Drenasit,
Në shenjë nderimi për çdo familje të dëshmorit, me rastin e Ditës së Çlirimit, kam përgatitur mirënjohje për secilën familje në pajtim me Regjistrin zyrtar për dëshmorët.
Për shkak të racionalizimit të kohës dhe rrethanave, mirënjohjet mund t’i merrni te drejtorët e shkollave, sipas lokalitetit ku gjendet shkolla juaj.
Mirënjohjet mund ti merrni nga 18 qershori 2025.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
https://www.facebook.com/share/p/1JUHnEqCQd/?mibextid=wwXIfr