5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Për dhe kundër kontrollit të veriut nga KFOR-i

- Advertisement -

Që nga dita e diel, kur nga një grup terrorist, në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, veriu i Kosovës mbetet zonë e tensionuar.

Thirrje për shtensionimin e gjendjes pati nga faktorë të shumtë ndërkombëtarë, por nuk munguan as propozimet për hapat që duhet ndërmarrë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës në atë pjesë të Kosovës.

Një prej propozimeve erdhi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai propozoi që trupat e KFOR-it ta marrin nën kontroll gjithë veriun e Kosovës.

Por, njohësit e fushës së sigurisë kanë mendime të ndryshme rreth këtij propozimi.

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli nuk e sheh si problem një gjë të tillë pasi siç thotë ai, NATO është aleat i besueshëm i Kosovës.

Sipas tij, nëse misioni i NATO-s nuk ndërhyn në atë pjesë të vendit, në rrethanat aktuale mund të ketë edhe më shumë pasoja.

Por, njohësi i fushës së sigurisë, Avni Islami thotë se nëse kjo ndodh, atëherë do të plotësohet kërkesa Serbisë dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë krim të organizuar në veri.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se kanë marrë vendim për rritjen e numrit të trupave në veri të Kosovës. /Tëvë1/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit