6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Për çka shpenzoi më shumë para Peci me kabinetin e tij brenda një viti?

- Advertisement -

Paratë ishin shkak që shumë zyrtarë u nxorën me pranga në duar nga Policia e Kosovës nga objekti i Ministrisë së Bujqësisë.

Kjo e motivoi ministrin Faton Peci që të ishte i gatshëm për çdo sfidë.
Kjo punë po shihet edhe me anë të shpenzimeve që ai si ministër pati në vitin 2022.

Vetëm për karburant Peci shpenzoi 4.044 euro.

Afër tij qëndron zv.ministri Imri Demelezi me 2.570 euro naftë.

I pasuar nga zv. Min. Tihmir Dimic me 1,077 euro për naftë.

Në total MB shpenzoi vetëm 7,692 euro karburante.

Pak shpenzime pati edhe për dreka dhe darka brenda edhe jashtë vendit. Në to merrte pjesë vetëm ministri.

Kështu në udhëtime zytare jashtë vendit Peci harxhoi 372 euro, kurse brenda vendit 2,479 euro.

Peci nuk harxhoi as një cent për telefon.

Më së shumti harxhuan Arian Bugari dhe Enis Osmani me nga 360 euro. Në total nga Ministria e Bujqësisë për telefon shpenzoi 4,050 euro.

Shpenzime për bileta pati nga ministria e Bujqësisë gjithsejtë 8,388 euro.

Që shumica nga to u bënë nga Faton Peci me 1,933 euro.

Zv.ministër Imri Demelezi pati 1,611 e kështu me radhë.

Shpenzimet tjera në udhëtimet zyrtare që njihen si para xhepi kapin vlerën e 1,848 eurove.

Ku më së shumti ka shpenzuar Behar Syla me 914 euro.

Edhe për akomodim ministri i Bujqësisë shpenzoi më së shumti. 2,736 euro pati shpenzim për akomodim nga ai. Në total për akomodim shkuan 8,094.39 euro.

I pari i ministrisë ishte i pari edhe për mëditje.

Me 1,948 euro, kurse në total vlera e shpenzimeve për mëditje shkon në 7,223 euro.

13,855 është vlera që Faton Peci shpenzoi në total gjatë vitit 2022. Kurse ministria e Bujqësisë, me 40,148 euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit