3.6 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Për çdo lindje 600 euro: Kryetari i Rahovecit nis zbatimin e zotimit të tij

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur zbatimin e zotimit të tij që çdo lindje në këtë komunë të subvencionohet me 600 euro.

Ai ka treguar se sot ka nënshkrua vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Në profilin e tij në “Facebook”, Latifi ka shkruar se ky subvencionin do të rritet deri në fund të mandatit.

“Nis zbatimi i zotimit tim publik, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600€. Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit