11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Për Ballkanin Perëndimor BE ka një draft të ri: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve. Përveç kësaj, BE-ja ka kërkuar të zbatojë plotësisht, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme, marrëveshjet e arritura, përfshirë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit të saj, sipas draft-deklaratës së fundit për përgatitjet për BE-Ballkanin Perëndimor, në samitin që mbahet më 13 dhjetor.

Drafti, të cilin Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të BE-së ia dërgoi Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm dhe në të cilin mediumi serb Tanjug kishte akses, bën thirrje për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vëren se BE-ja do të shqyrtojë shpejt propozimet e paraqitura në Planin e Rritjes për përmirësimin e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Drafti thekson se BE-ja vazhdon të mbështesë plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Siç shtohet, BE-ja pret “angazhim konstruktiv” të Kosovës dhe Serbisë “në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit”, me qëllim të përparimit të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve, i cili, siç u tha, është vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që të dy palët të mund të përparojnë në rrugën evropiane.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme”, thuhet në draft, transmeton KO.

Siç shtohet, Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për deeskalim në përputhje me kërkesat e BE-së dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, të cilat, paralajmërohet, mund të çojnë në tensione dhe dhunë të mëtejshme, si dhe në retorikë që nuk çon në normalizimin e marrëdhënieve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit