Komuna e Prishtinës ka paraparë disa aktivitete në shënim të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në prag të festës së flamurit, Drejtoria e Kulturës ka shpalosur agjendën e të gjitha aktiviteteve që do të organizohen për ditën e shënuar të 28 nëntorit.
Në orën 11:00 pranë Fakultetit Filologjik do të bëhet përurimi i shtatores së Prof. Anton Çettës.
Në orën 11:30 do të mbahet ekspozita personale e prof. Anton Çettës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Në orën 12:15 do të bëhet përurimi i veprës artistike “Këmbëkryqi” tek sheshi “Zahir Pajaziti”.
Nga ora 10:00 – 22:00 do të mbahet panairi “Blej Shqip” tek sheshi “Nënë Tereza”.
Në ora 13:30 do të mbahet edicioni i parë i “Festivali i Plisit” ku do të bëhet inagurimi i monumentit të Plisit.