-11.6 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

Për 22 komisionerë dhe një vëzhgues kërkohet paraburgim, veprat penale që iu ngarkohen janë falsifikim i rezultateve të votimit, kanosje e ryshfet

- Advertisement -

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona

Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

Gjithashtu për një të dyshuar tjetër, komisionere, ngarkohen dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit.

Derisa për një të pandehur tjetër, në cilësinë e vëzhguesit ngarkohen dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit.

“Pra janë këta 23 persona të ndarë në 23 kërkesa. Dy seanca janë mbajtur dhe dy të tjera pritet të mbahen në vazhdim”, ka thënë ai.

Në aksionin e  Prokurorisë së Prizrenit për rastin e manipulimit të votave janë arrestuar gjithsejtë 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Si rezultat i manipulimeve të shumta të evidnetuara gjatë rinumërimit fillestar, KQZ ka marrë vendim që të çojë në rinumërim të gjithë vendvotimet.

Të ngjashme

Të fundit