5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Për 2 muaj, 92 raste të incidenteve në shkolla

- Advertisement -

Për vetëm dy muajt e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë regjistruar 92 raste të incidenteve në shkolla dhe për rreth tyre.

32 adoleshentë kanë marrë lëndim të lehtë trupor dhe një rast lëndim të rëndë.

Gjatë kësaj periudhe, 9 raste kanë qenë të kanosjes, 6 të sulmit, 4 për posedim të armës së ftohtë dhe nga 1 për posedim të sendeve të rrezikshme.

Sipas njohësit të arsimit, Ismet Potera këto dukuri janë në rritje për shkak të mosbashkëpunimit në mes prindërve dhe mësimdhënësve.

Ai bën thirrje që të gjenden mekanizma për ndaljen e tij, në të kundërtën do të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Nga ana tjetër, sociologu Genc Xërxa thotë se ka disa dukuri të cilët mund të ndikojnë në rritjen e këtyre rasteve.

Sipas tij, kur nuk funksionin zinxhiri kryesor mund të ketë raste edhe me fatalitet sikur në shtetet fqinje.

Gjatë vitit 2022, sipas statistikave nga Policia e Kosovës kanë qenë 592 raste të ndryshme të incidenteve në shkolla dhe për rreth tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit