-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Pepe jep shembull se si luhet për Kombëtaren, luajti me një krah të thyer kundër Marokut

- Advertisement -

Futbollisti i Kombëtares portugeze, Pepe, ka pësuar një frakturë në parakrah gjatë ndeshjes kundër Marokut në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, njoftoi sot Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

Pepe u lëndua në duelin me Marokun (0:1), por luajti të gjithë ndeshjen.

“Pepe pësoi një frakturë të parakrahut të majtë gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Marokut. Pas ndeshjes, ai iu nënshtrua një ekzaminimi në një spital në Doha, i cili konfirmoi dyshimin për një fracture”, sipas FPF.

Në deklaratë nuk thuhet se sa kohë do të duhet të pushojë futbollisti me përvojë.

Pepe (39) është anëtar i Portos dhe ka luajtur 133 ndeshje për kombëtaren portugeze dhe ka shënuar tetë gola.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit