Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni.
Manchester City e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale ndërhyrjen që ka bërë trajneri.
Ish-trajneri i Barcelonës është ankuar pas një lëndimi në shpinë ku ai kishte ndier dhimbje të forta. Ai udhëtoi urgjent për në Barcelonë për t’iu nënshtruar operacionit nga doktori Mireia Illueca, raporton Goal.
Operacioni i Guardiolës ka kaluar me sukses dhe tani Pep do të trajtohet dhe rehabilitohet në Barcelonë.
Juanma Lillo, ndihmësi i tij do ta udhëheqë skuadrën e Cityt deri sa të shërohet 52-vjeçari.