8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pep Guardiola ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën Premier që mund të mos thyhet kurrë

- Advertisement -

Pep Guardiola ka vendosur një rekord të ri në Ligën Premier pas fitores së Manchester Cityt me rezultat 2-0 ndaj Nottingham Forest të dielën.

Pas fitores së Arsenalit në derbin londinez ndaj Tottenhamit, Manchester City fitoi në ‘City Ground’ falë golave të shënuar nga Josko Gvardiol dhe Erling Haaland.

Ky rezultat i mban ata një pikë larg Arsenalit që mbetet lider i tabelës, por që ‘Qytetarët’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Dueli ndaj Nottinghamit ishte i 300-ti për Guardiolën në Ligën Premier, dhe tani tekniku spanjoll ka vendosur një rekord impresiv që do të duhet kohë e gjatë për t’u thyer.

Guardiola ka shënuar 221 fitore në gjithsej 300 ndeshje që ka drejtuar, shifra këto më të mira se sa Jose Mourinho, Jurgen Klopp, Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, duke fituar 73.6 për qind të ndeshjeve.

Rivali i përjetshëm Mourinho është më i afërti me Guardiolën me 189 fitore, por katalanasi është në korsinë e tij falë 704 pikëve të fituara që prej se u bë trajner i Cityt në 2016.

City do të jetë nikoqr i Wolvesit dhe West Hamit, ndërsa do të udhëtojë për të luajtur ndaj Fulhamit dhe Tottenhamit, deri në përfundim të kampionatit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit