Pep Guardiola ka bërë një lëvizje të bujshme në kampin e Manchester Cityt, duke i dërguar një mesazh të qartë portierit titullar Ederson.
Trajneri spanjoll ka vendosur të sjellë konkurrencë të re në portë, me nënshkrimin e James Trafford, i transferuar për 31.2 milionë euro.
Trafford, i cili shihet si një investim për të ardhmen, pritet të jetë portieri kryesor i Cityt për sezonin e ardhshëm. Ky vendim ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Edersonit, i cili prej vitesh ka qenë i pazëvendësueshëm në portën e “Citizens” dhe ka qenë ndër protagonistët kryesorë në sukseset e fundit të klubit, përfshirë fitimin e Ligës së Kampionëve dhe dominimin në Ligën Premier.
Sipas burimeve pranë klubit, Guardiola i ka ofruar Edersonit një ultimatum të qartë: ose të pranojë një rol rezervë, ose të kërkojë një transferim gjatë kësaj vere. Situata është e pasigurt, ndërsa portieri brazilian duhet të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.
Interesimi për Edersonin nuk mungon. Disa klube të mëdha europiane janë duke monitoruar situatën dhe mund të hidhen në sulm nëse ai vendos të largohet nga Etihad Stadium.
Nga ana tjetër, Guardiola mbetet besnik ndaj filozofisë së tij për të ruajtur konkurrencën e brendshme dhe për të përgatitur skuadrën për të ardhmen. Ai ka bërë të qartë se askush nuk e ka vendin të garantuar, përfshirë edhe figurat më të konsoliduara.
Në këtë fazë tranzicioni për Cityn, porta po bëhet një nga pozicionet më të nxehta. Mbetet për t’u parë nëse Ederson do të pranojë sfidën apo do të kërkojë një kapitull të ri diku tjetër.