14.3 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Pep Guardiola e sheh shpëtimin te Joshua Kimmich për të dal nga kriza

- Advertisement -

Manchester City ka shtuar yllin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme të janarit, shkruan Daily Star.

Kimmich kaloi te Bayern Munich për vetëm 7 milionë euro si 20-vjeçar dhe që atëherë ka qenë një figurë kyçe për klubin.

Ai di të paraqitet në pozicione të shumta, duke përfshirë mesfushën dhe mbrojtjen.

Me kontratën e tij që skadon në verë, Kimmich është i lirë të fillojë bisedimet me klubet jashtë Gjermanisë nga 1 janari dhe mund të nënshkruajë një parakontrate për një lëvizje në fund të sezonit.

Pavarësisht vlerësimit të tij prej 50 milionë eurosh në Transfermarkt, Man City mund të jetë në gjendje të nënshkruajë me lojtarin e gjithanshëm për një pjesë të atij çmimi.

Me shumë lëndime dhe probleme këtë sezon, Pep Guardiola, ka nevojë për lojtarin të cilin e njeh që nga koha kur ishin bashkë në Bayern Munich.

Joshua ka pesë asistime në 23 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit