12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Pentagoni: Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj nga ShBA-ja

- Advertisement -

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e HIMARS (High Mobility Artillery Rocket Systems) për Kroacinë në vlerë të 390 milionë dollarëve (353 milionë euro), njoftoi Pentagoni.

Siç raporton reuters, Pentagoni njoftoi se Lockheed Martin do të përfshihen në marrëveshje, shkruan index.hr.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq kohët e fundit njoftoi për investime të mëtejshme në ushtrinë kroate, ndër të tjera, ai tha se plani është blerja e raketave të fuqishme vetëlëvizëse amerikane me shumë tyta HIMARS.

HIMARS është një sistem artilerie jashtëzakonisht i lëvizshëm tokë-tokë me rrota. Sistemi përfshin një kamion, një sistem për menaxhimin e zjarrit dhe një kontejner me kapacitet prej gjashtë raketash.

Blerja e një sistemi të tillë do të ndryshonte raportet në rajon pasi asnjë shtet nuk e posedon këtë armë.

Në Evropë, sipas informacioneve të disponueshme, këtë armë e posedon vetëm Polonia, Rumania dhe Ukraina.

Italia, Letonia dhe Estonia janë në proces të blerjes së tij.

Ndryshe, HIMARS do të rriste në mënyrë dramatike fuqinë e forcave tokësore kroate në krahasim me shumë vendet ballkanike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit