Municione thërrmuese janë dorëzuar në Ukrainë, tha një zyrtar ushtarak të enjten. Njoftimi vjen pasi CNN raportoi më herët duke cituar një gjeneral ukrainas, se municionet kishin mbërritur në Ukrainë.
“Ka municione thërrmuese në Ukrainë në këtë kohë,” tha gjatë një konference për shtyp, gjenerali Douglas Sims, drejtori i shtabit të përbashkët për operacionet.
Më shumë se 100 vende, përfshirë aleatët kryesorë të SHBA-së, kanë ndaluar municionet thërrmuese për shkak të kërcënimit të tyre të mundshëm për civilët.
Sims tha se Ukraina nuk ka “ndonjë interes në përdorimin e municioneve thërrmuese kudo pranë popullatës civile, ndryshe nga rusët.”
“Rusët i kanë përdorur këto armë kundër civilëve në komunitetet civile, që është një ndryshim domethënës nga ajo që ukrainasit synojnë të bëjnë. Ukrainasit synojnë të përdorin municione thërrmuese në mjedisin taktik, kundër rusëve, jo kundër civilëve.”, tha Sims./abcnews.al/