10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Pentagoni: Hyrja e fundit e Rusisë në Ukrainë, kërcënim për paqen

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara dënojnë ” hyrjen e fundit ” të Rusisë në Ukrainë, megjithatë shprehen të hapur  për rrugët diplomatike me qëllim “parandalimin e zhvillimeve të mëtejshme të konfliktit “, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.

“Hyrja e  fundit ruse kërcënon paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ukrainës dhe komunitetit transatlantik ,” tha Austin teksa mirëpriti Ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba në Pentagon.
Presidenti rus Vladimir Putin ka akoma kohë të shmangë  “luftën” , tha Lloyd Austin në fillim të bisedimeve me Dmitry Kuleba.

“Putini mund të shmangë ende një luftë të plotë, tragjike,” tha Austin Kuleb, duke shtuar: ” Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ju dhe të qëndrojmë në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të parandaluar konfliktin“.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për vetëmbrojtjen, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është e palëkundur ,” tha ai, duke shtuar se ai përshëndeti “përgjigjen e matur” të Kievit ndaj “agresionit, provokimeve dhe akuzave të rreme” të Rusisë ./abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit