Në maj, Shtëpia e Bardhë njoftoi se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmerrte një sërë veprimesh në këtë fushë, por nuk specifikoi se çfarë do të përfshinin ato.
“Pentagoni po rrit praninë dhe aftësitë tona në zonën (Ngushticën e Hormuzit) dhe ujërat përreth”, tha zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes Sabrina Singh në një konferencë për shtyp. Aktualisht është e paqartë se ku do të vendosen dhe për sa kohë do të qëndrojnë në zonë.
Në fillim të këtij muaji, Marina e SHBA-së tha se kishte ndërhyrë për të parandaluar Iranin të kapte dy cisterna nafte në Gjirin e Omanit.
Ka pasur sulme ndaj anijeve në Gjirin Persik që nga viti 2019, në kohë tensionesh mes SHBA-së dhe Iranit. Rreth një e pesta e prodhimit botëror të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës kalon përmes ngushticës së Hormuzit.