7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pensionohet shefi i sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, Sejdi Geci

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është pensionuar Sejdi Gecit, shefi i Sektorit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, Sejdi Geci.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë vlerësuar larë shërbimin e Sejdi Gecit.

“Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të Sejdi Gecit, Shef i Sektorit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në pritjen e organizuar për këtë rast, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes i ndanë Medaljen për “Shërbim të Shquar”. Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit