Home Lajme Pensionohet prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Zejnije Kela

Pensionohet prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Zejnije Kela

0
Pensionohet prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Zejnije Kela

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit prokurorja e Departamentit për të mitur, Zejnije Kela.

Më herët prokurorja Kela, ka ushtruar detyrën e prokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, zëvendëskryeprokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, dhe prokurores në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë.

Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë znj. Zejnije Kela për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version