Lahoz ishte gjyqtar në ndeshjen e Vedat Muriqit të Mallorcas me Rayo Vallecanon. Atij iu dha edhe garda e nderit me familjen e tij të pranishme në lojë dhe duke parë sesi të dy skuadrat dhe tifozët i dhanë duartrokitje.
Skenat emocionale rezultuan të tepërta për Lahozin, i cili shpërtheu në lot kur arriti tek familja e tij, përfshirë dy djemtë e tij, të cilët e prisnin jashtë fushës.
46-vjeçari ka qenë një arbitër profesionist që nga viti 1999 dhe ka gjykuar ndeshjet në kampionatin spanjoll që nga viti 2008, megjithëse është ndoshta më i njohur për dhënien e një numri rekord të kartonëve në çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar, në ndeshjen Argjentina dhe Holanda. Lahoz dha 18 kartonë të verdhë atë takim.
Stili i tij i arbitrimit është konsideruar shpesh i diskutueshëm dhe i papëlqyer në mesin e tifozëve spanjollë të futbollit, ndërsa ai gjithashtu zhvilloi një reputacion si një ‘shoëman’.
Ai ishte përzgjedhur gjithashtu për të arbitruar finalen e Ligës së Kampionëve 2021 midis Chelseat dhe Manchester City.
Ndërsa ai bëri famë për qasjen e tij me shumë karton, Lahoz e përmbysi trendin në ndeshjen e tij të fundit, duke mos dhënë asnjë të tillë.